Aktualitet

Digjet makina që dyshohet se u përdor nga autorët, zjarri ka përfshirë dhe zonën me ullishte

20 Korrik 2020, 15:27 Nga DOSJA
Digjet makina që dyshohet se u përdor nga autorët, zjarri ka

ELBASAN- Makina e djegur në Elbasan, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes së Emiljano Ramazanit ka shkaktuar një zjarr të madh në ullishtet pranë Bradasheshit.

Siç shihet dhe nga FOTO, makina është djegur në një rrugë dytësore dhe si shkak i flakëve, janë djegur dhe disa ullishte aty pranë në zonën mes Paprit dhe Vidhasit rrugës për në Peqin. Makina është tip CLA MERCEDES BENZ.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryhse si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, ngaa një tjetër mjet në ecje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina në elbasan ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan digjet makina në elbasan ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan

Sondazh

Poll