Aktualitet

U kap me kokainë në vitin 2017, kush është Emiljano Ramazani që u ekzekutua me breshëri plumbash sot në Elbasan

20 Korrik 2020, 15:21 Nga DOSJA
U kap me kokainë në vitin 2017, kush është Emiljano Ramazani

ELBASAN- Një 39-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Ramazani, ka mbetur i vrarë sot në Elbasan. Mbi të është qëlluar disa herë dhe është terrorizuar e gjithë zona e njohur si “Rrethrrotullimi i lueve” në lagjen “28 nëntori” të qytetit.

Ramazani, që mbeti viktimë e atentatit është një person me preedentë të pëparshëm penal. Ai rezulton të jetë arrestuar në 18 shkurt të vitit 2017, në atëkohë 37-vjeç. Ai është arrestuar pas operacionit “Porosia e fundit”, ku u prangos bashkë me shokun e tij, Marenglen Kamami.

Policia në momentin e arrestimit u sekuestroi dhe 10 doza kokainë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale grupi hetimorë sekuestroi, 50.000 lekë të reja, 14 aparate celularësh të markave të ndryshme, automjetin  tip “Ford” me  targa AA  806 JL dhe një  automjet  tip  “Peugeot” me targa  AA  749 MY.

Emiljano Ramazani, 39 vjeçështë ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryhse si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, ngaa një tjetër mjet në ecje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan

Sondazh

Poll