Aktualitet

Ekzekutohet në Elbasan me breshëri plumbash 39-vjeçari me të shkuar kriminale. U qëllua nga një makinë në ecje, autorët

20 Korrik 2020, 14:51 Nga DOSJA

ELBASAN– Emiljano Ramazani, 39 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij “Ford Focus”. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit.

Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryshe si “Rramani”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, ngaa një tjetër mjet në ecje.

Më pas, atentatorët mësohet të jenë larguar në drejtim të Bradashit. Pikërisht pranë kësaj zonë, në fshatin Vidhas, është gjetur edhe një makinë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve. Targat e makinës së autorëve ishin denoncuar të vjedhura në komisariatin Nr.2 në Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA. Banorët janë terrorizuar nga pamjet dhe janë shpërndarë me shpejtësi në rrugë në momentin që ka ndodhur vrasja.

Kush është Emiljano Ramazani?

40-vjeçari rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2017, ne kuadër të operacionit të koduar “Porosia e fundit”. “Rramami”, bashkë me mikun e tij, të identifikuar si Marenglen Kamami, 36 vjeç, të dy banues në Elbasan. Atyre iu gjetën edhe 10 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Kokainë”. Po ashtu Ramazani rezulton i arrestuar në vitin 2011 për veprën pelane “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe është liruar një vit më vonë nga Gjykata e Lartë. 

(f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan

Sondazh

Poll