Bota

20 Korrik 2020, 15:07 Nga DOSJA

NEW YORK-  Guvernatori Cuomo i Nju Jorkut ka deklaruar se ishte një gabim për qeveritë e shteteve të tjera që të dëgjonin thirrjet e Presidentit për t’u hapur gjatë pandemisë.

Cuomo tha se qeveria federale ka qenë “e paaftë” dhe “në mohim” për situatën e pandemisë duke i “shtyrë” shtetet “të rihapin pa marrë masat e duhura”.

“Çlironi, çlironi.”-tha ai duke iu referuar tweet-ve të Presidentit për këtë çështje.

“Gabimi i tyre ishte se ata e dëgjuan Presidentin.”-shtoi ai.

Ai tha se njerëzit po ikin nga shtetet e tjera për në New York për të gjetur një strehë të sigurt nga virusi.

“Ato shtete të tjera duhet të vënë nën kontroll situatën e Covid-19.”- tha ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,898,694 të infektuar dhe janë shënuar 143,289

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota guvernatori cuomo koronavirusi ne shba new york nju jork guvernatori cuomo koronavirusi ne shba new york nju jork

Sondazh

Poll