Bota

Befason STUDIMI: Çereku i britanikëve mund të refuzojnë që të vaksinohen kundër Covid-19

20 Korrik 2020, 14:13 Nga DOSJA
Befason STUDIMI: Çereku i britanikëve mund të refuzojnë

BRITANI– E teksa e gjitha bota po pret gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse, çereku i qytetarëve  në Britaninë  e Madhe mesa duket nuk është i interesuar nëse do të ketë apo jo një vaksinë pasi këto të fundit nuk do të pranonin që të vaksinoheshin.

Ky përfundim vjen pas një studimi në Britani ku 27 për qind e personave të pyetur nëse do ta pranonin vaksinën për Covid-19, kanë dhënë përgjigje negative dhe mesa duket kjo do t’i vërë në situata të vështira autoritetet për të vaksinuar personat që janë të prekur me Covid-19.

Studimi, i bërë nga agjencia e kërkimit ORB International i pyeti britanikët nëse binin dakord me dhe ata kanë dhënë këtë përgjigje: “Unë nuk do të doja që të vaksinohesha me vaksinën e Koronavirusit nëse një vaksinë e cilësisë e lartë do të ishte e disponushme.

Sipas mediave të huaja të paktën 13 për qind e atyre që u përgjigjën thanë “jo” ndërsa 14 për qind të tjerë shtuan se nuk ishin të sigurt nëse donin që të vaksinoheshin.

Ndërkohë Profesori Paul Hunter u shpreh për mediat e huaja: Të dhënat që sugjerojnë se shumë njerëz mund ta refuzojnë vaksinën janë shumë shqetësuese dhe në fakt shumë egoiste. Nëse kemi gati një vaksinë efektive, dhe pothuajse të gjithë e bëjnë, gjatë natës të gjitha kufizimet mund të hiqen dhe jeta mund t’i kthehet normalitetit. Ka shumë keqinformim në internet.

Po ashtu, në studim u vu re se 16 për qind e grave nuk pranuan që ta bënin vaksinën në krahasim me 12 për qind të meshkujve që refuzuan. Në total, të gjithë ata që u shprehën se do ta refuzonin vaksinën ishin mes moshës 25-34 vjeç sakaq vetëm 9 për qind e personave mbi 65-vjeç u shprehën se mund ta refuzonin vaksinën.

Burimi:dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani paul hunter koronavirusi ne britani paul hunter

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 12:33

MEKSIKË– Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës. Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gji...