Bota

Kongresi amerikan thirrje BE-së: Liberalizoni vizat me Kosovën

20 Korrik 2020, 13:26 Nga DOSJA
Kongresi amerikan thirrje BE-së: Liberalizoni vizat me Kosovën

KOSOVË– Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i ka bër thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Ky lajm është bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Twitter nga Komiteti i SHBA-së, ku shihet më tej se ka ritheksuar se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

Ndërkohë kujtojmë se thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Amerikës, pasi edhe më parë i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i bëri thirrje BE-së që të liberalizojë vizat me Kosovën.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian dy vjet më parë patën  konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash, megjithatë ngërçi qëndron në Këshillin e Bashkimit Europian, ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Gjithashtu edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së, pasi një numër i konsiderueshëm eurodeputetësh përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger thotë se çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë besueshmëria e BE-së është në diskutim.”- ka deklaruar Ischinger në Twitter.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni angela merkel be liberalizimi i vizave me kosovën richard grenell wolfgang ischinger angela merkel be liberalizimi i vizave me kosovën richard grenell wolfgang ischinger

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 12:33

MEKSIKË– Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës. Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gji...