Bota

Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 4 pacientë me Covid-19 dhe infektohen 142 të tjerë në 24 orët e fundit

20 Korrik 2020, 13:30 Nga DOSJA
Kosova nuk gjen qetësi/ Vdesin 4 pacientë me Covid-19 dhe infektohen

KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar  4  viktima si shkak i koronavirusit dhe janë infektuar edhe 142 pacientë të tjerë.

Ky lajm është bërë me dije nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Pulblik, Naser Ramadani, i cili ka njoftuar se sot janë testuar 485 mostra që janë marrë nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i rasteve të kontaktit.

Mes 485 testimeve të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 142 persona.

Ndër të tjera Ramadani ka bërë me dije se 4 viktimat e konfirmuara në 24 orët e fundit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Por lajmi i mirë është se në 24 orët  e fundit janë shënuar edhe 101 pacientë të shëruar nga virusi, duke bërë kështu që numri i pëgjithshëm i të shëruarve të shkojë në 3.069.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 12:33

MEKSIKË– Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës. Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gji...