Bota

Kina i rikthehet normalitetit, pas gjashtë muajsh mbyllje hapen kinematë, ja rregullat strikte që janë vendosur

20 Korrik 2020, 14:28 Nga DOSJA
Kina i rikthehet normalitetit, pas gjashtë muajsh mbyllje hapen

KINË -Pas gjashtë muajsh mbyllje dhe pas një situate të vështirë për shkak të Covid-19 , Kina po i rikthehet normalitetit. Ditën e sotme kinematë në Kinë kanë rihapur  dyert por megjithatë asgjë nuk është si më parë pasi sipas fotove të publikuara nga mediat vendase shihet se zbatohen rregullat e distancimit social dhe mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme.

Një foto e publikuar nga mediat vendase  shihet sesi nëpër karrike janë vendosur arusha  pelushi për të evituar që njerëzit të ulen pranë njëri-tjetrit. Po ashtu në  këto vende tashmë janë vendosur rregulla strikte, duke nisur që nga prenotimi i biletave online sakaq kinematë janë urdhëruar që të punojnë me vetëm 30 për qind të kapacitetit të tyre.

Kina ishte vendi i parë që u përballë me sëmundjen vdekjeprurëse ku kinematë ishin të parat që u mbyllën gjatë kohës që në vend u regjistruan rastet e para me Covid. Kujtojmë se Kina regjistroi   83,682 të infektuar dhe 4,634 të vdekur.

Burimi:thejakartapost.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronaviruis ne kine koronaviruis ne kine

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 12:33

MEKSIKË– Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës. Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gji...