Bota

Pothuajse 50 spitale në Florida nuk kanë më shtretër në repartin intensiv, Los Anxhelos në prag të rimbylljes

20 Korrik 2020, 14:53 Nga DOSJA
Pothuajse 50 spitale në Florida nuk kanë më shtretër në

SHBA– Të paktën 45 spitale në shtetin jugor amerikan të Floridës, kanë njoftuar ditën e sotme se nuk kishin më shtretër në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet.

Shteti njoftoi më shumë se 12,000 raste të reja të dielën, për të pestën ditë me rradhë që raportohen  më shumë se 10,000 të infektuar.

Zona e Miami është veçanërisht më e goditura, me nëntë nga 45 spitalet e mbingarkuara të vendosura në Miami-Dade County.

Francis Suarez, kryetari i qytetit të Miami, vendosi gjoba më të ashpra duke nisur nga e hëna për këdo që nuk respekton  masat e Covid-19, si di tanca sociale dhe mbajtja e maskës  në ambiente publike.

Gjobat variojnë nga 50 dollarë në rast të shkeljes së rregullit për herë të parë deri në 500 dollarë për shkelësit përsëritës.

Në Los Anxhelos kryetari i Bashkisë Eric Garcetti tha të dielën se ndodhej në prag të vendimit për lëshimin e një urdhri të ri për qëndrim në shtëpi të banorëve. Ai kritikoi administratën Trump për atë që ai e quajti mungesë të udhëheqjes se vendit në përpjekjet kundër pandemisë.

Burimi: VOA

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota florida koronavirusi ne shba florida koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll