Bota

“Athinaja e zhveshur”, protestuesja në SHBA shfaqet lakuriq para agjentëve të policisë, por nuk harron të vendos maskë

20 Korrik 2020, 14:56 Nga DOSJA

SHBA– Protestat për vrasjen e George Floyd në Minneapolis më 25 maj nga një polic vazhdojnë ende, mbrëmjen e djeshme  një grua e paidentifikuar ka habitur me veprimin e saj.

Sipas mediave të huaja  ajo është shfaqur papritmas mes tymit të gazit lotsjellës të hedhur nga policia drejt protestuesve të nevrikosur në Portland, ku veshur mbante vetëm një kapuç dhe maskë për fytyrën, ndërsa në trup nuk kishte asgjë.

Fotografitë e shumta të postuara në internet të cilat tashmë janë bërë virale tregojnë gruan e zhveshur e cila sipas mediave ka dalë në rrugë, rreth orës 1:45 të mëngjesit ku ka qëndruar e qetë mes turmës në rrugë. Gazetarët e pranishëm thanë se ajo u shfaq si një imazh i papritur  përballë një force të kritikuar në mbarë vendin për shkelje të së drejtave civile.

Ndërkohë edhe pse policët, me maska gazi dhe helmeta, vazhduan të gjuanin me toptha me përmbajtje piperi,  ajo nuk largohej në asnjë moment. Më vonë sipas informacioneve nga personat që ishin të pranishmë gruaja u ul në asfalt, hapi këmbët përballë policëve dhe nisi të merrte poza baleti dhe yoga.

Mediat thonë se në Portland, gjykatat e kanë njohur lakuriqësinë si një formë proteste politike e cila tejkalon ligjet e vendosmërisë së publikut ndërsa shumica e protestuesve kanë demonstruar në mënyrë paqësore.

Në rrjete sociale, njerëzit e cilësuan gruan si “Athinaja e zhveshur” ku në mitologjinë greke, Athinaja ishte perëndia e luftës, bija e preferuar e Zeusit, luftëtare e ashpër dhe e pamëshirshme.

Burimi: .dailymail.

(A.K.dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gruaja e zhveshur shba gruaja e zhveshur shba

Sondazh

Poll