Bota

Studimi i ri: Hëna është 86 milion vjet më e re sesa e kemi menduar më parë

20 Korrik 2020, 14:33 Nga DOSJA
Studimi i ri: Hëna është 86 milion vjet më e re sesa e kemi

GJERMANI–  Hëna është konstante në planetin Tokë. Më herët është supozur se hëna e ka shoqëruar Tokën për më shumë se 4.5 miliardë vjet. Hëna është një konstante në jetën tonë. Përmes baticave dhe zbaticave të oqeanit të Tokës, ai stabilizon pjerrësinë e boshtit të planetit dhe, deri vonë, ishte menduar se e kishte shoqëruar Tokën për më shumë se 4.5 miliardë vjet.

Por një studim i ri ka sugjeruar që rezultatet e mëparshme të epokës së Hënës ishin miliona vjet larg.

Shkencëtarët nga një qendër gjermane kanë llogaritur se sa zgjati oqeani magmë i Hënës, duke besuar se sipërfaqja hënore dikur ishte shkrirë dhe mendohet se Hëna është në të vërtetë pothuajse 100 milion vjet më e re nga sa mendohej më parë, rreth 85 milion vjet më e re.

Hëna, kanë thënë shkenctarët, në të vërtetë është krijuar në fund të formimit të Tokës.

Si u krijua hëna:

Shumë shkencëtarë bien dakord mbi historinë e origjinës së Hënës se është krijuar rreth 4.51 miliard vjet më parë. Toka ishte akoma duke u ngrohur dhe ndryshonte me shpejtësi. Gjatë asaj kohe, ajo u përplas me një protoplanetë të quajtur Theia. Theia e ka marrë emrin nga një prej titanëve në mitologjinë greke, i njohur si nëna e perëndeshës së hënës Selene. Asgjë nuk mbetet nga protoplaneti i gjithi u shkatërrua.

Mbetjet e ngelura  nga përplasia u bashkuan përfundimisht për disa mijëra vjet dhe formuan satelitin natyror të Tokës, Hënën. Energjia që doli nga aglomerimi i shkëmbit krijoi një magmë në sipërfaqen e hënës të sapo krjuar. Ajo përfundimisht u kristalizua dhe formoi sipërfaqen hënore që ka formën që ne shohim.

Mostrat e marra në Hënë gjatë misioneve Apollo dhe misioneve të tjera robotike sovjetike, ate kohë nuk ndihmuan në sigurimin e të dhënave për moshën e saktë të Hënës dhe shkencëtarët nisën të hulumtonin për metoda të tjera të përcaktimit moshor të satelitit të Tokës. Duke përdorur një model kompjuterik, ekipi i shkencëtarëve gjerman vlerësoi se sa kohë iu desh oqeanit magmë të Hënës për t’u ftohur dhe forcuar, për të kuptuar pastaj se sa e vjetër ishte me të vërtetë Hëna.  Modelet e mëparshme kishin vlerësuar se për ftohjen ishin dashur 30 milionë vjet, por studimi i ri tregoi se modelet e mëparshme kishin gabuar me miliona vite.

Shkencëtarët gjithashtu llogaritën përbërjen e mineraleve antike që ishin formuar gjatë ngurtësimit, gjë e cila i ndihmoi edhe në përcaktimin e evolucionit të oqeanit magmë.

Hulumtimi i ri zbuloi se u deshën gati 200 milion vjet që Hëna të qetësohej nga forma e saj e shkrirë dhe të krijonte atë që ne tani e njohim si kore e Hënës. Sipas shkencëtarëve, mosha e Hënës është afërsisht 4.425 miliardë vjet, ose 85 milionë vjet më e re nga sa kishin treguar studimet e mëparshme.

Burimi: CNN 

K.A/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hena studim i ri hena studim i ri

Sondazh

Poll