Bota

‘Ju vrisni një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë’, Kurti publikon fjalimin e para 25 viteve të Presidentit Vuçiç

20 Korrik 2020, 13:20 Nga DOSJA
‘Ju vrisni një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë’,

KOSOVË– Ditën e sotme ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht  kreu i VV-së Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku kishte deklaruar se “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë.”

 

Më tej Kurti ka publikuar edhe një tjetër video ku shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, të cilët pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës.

Pamjet në këtë video të dytë të publikuar pas kaq shumë vitesh nga Kurti janë të dhimbshme, për çka është bërë mbi shtetasit e pafajshëm të Kosovës.

Postimi i plotë i Kurtit: 

Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.” Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të  fjalimit: https://www.youtube.com/watch… Ndërkaq në videon tjetër gjashtë minutëshe shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës. Kjo ngjan nëntë ditë para deklaratës së lartëpërmendur të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Pra, vriten jo 100, por mbi 8.000 myslimanë, më 10 dhe 11 korrik 1995, e nëntë ditë më vonë Vuçiqi bëri atë deklaratë. Më 23 maj 2005, znj. Natasha Kandiq ia ka dhënë prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe asaj në Hagë këtë video. (Videon e dytë nuk bën ta shohin fëmijët si dhe njerëzit e tejndjeshëm): https://www.youtube.com/watch?v=Gk5xOM7ECwI&feature=youtu.be Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 12:33

MEKSIKË– Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës. Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gji...