Bota

Zbardhet dëshmia e maxhordomit: Elon Musk futej në shtëpi kur nuk ishte Johny Depp, Amber Heard i dha dhe një kopje çelësa

20 Korrik 2020, 13:02 Nga DOSJA
Zbardhet dëshmia e maxhordomit: Elon Musk futej në shtëpi kur nuk

KALIFORNI– Kujdestari i shtëpisë së aktorit të Hollywood, Johny Depp ka deklaruar se vetë Elon Musk, në orët e vona e vizitonte shpesh gruan e të njohurit, Amber Heard. Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur detaje nga dëshmia e Alejandro Romero, i cili punonte si kujdestar në shtëpinë e Depp dhe Heard.

Sipas Romeros, Musk, miliarderi i kompanisë Tesla vinte disa herë në javë mes orës 23.00 dhe mesnatës, gjithmonë kur Depp nuk ishte në shtëpi. Madje, ai shton më tej se Heard i kishte dhënë Musk, pultin e garazhit të ndërtesës dhe çelësin e hyrjes, në mënyrë që herë tjetër të mos kishte nevojë të trokist.e

Nga marsi 2015 e më tej, zonja Heard vizitohej rregullisht në orët e vona nga zoti Elon Musk. Fillimisht për vizitat e tij zonja Heard më njoftonte të ndihmoja zotin Musk të hynte në garazh dhe më pas lart në apartament, por më vonë ajo i dha atij telekomandën e garazhit dhe celesin e apartamentit. Zoti Musk vizitonte disa herë në javë dhe gjithmonë kur zoti Depp nuk ishte në shtëpi,”- mësohet të ketë thënë Romero.

Gjyqi mes dyshes së njohur vijon ende. Depp ka mbërritur me vonesë në ditën e nëntë të gjyqit. 57 vjeçari Johnny Depp ka akuzuar ish-gruan Heard se ka pasur një marrdhënie intime me sipërmarrësin Elon Musk, para se ata të divorcoheshin në 2016. Dyshja kanë nxjerrë fakte tronditëse në gjyq dhe foto nga më të rëndat teksa kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alejandro romero amber heard elon musk johny depp alejandro romero amber heard elon musk johny depp

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 12:33

MEKSIKË– Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës. Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gji...