Bota

Belgjika nuk gjen qetësi/ Rriten me 66% rastet e reja me koronavirus

20 Korrik 2020, 12:34 Nga DOSJA
Belgjika nuk gjen qetësi/ Rriten me 66% rastet e reja me koronavirus

BELGJIKË– Shkencëtarët belgë kanë bërë thirrje për më shumë informacion publik në lidhje me rreziqet e rikthimit të Covid-19

Në javën e fundit, Belgjika ka parë një rritje të rasteve të reja me koronavirus në të gjithë territorin.  Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje prej 66% të infeksioneve të reja të regjistruara gjatë periudhës 10-16 korriku, në krahasim me periudhën e mëparshme 6-ditore.

Numrat e përgjithshëm mbeten të ulëta në krahasim me rrezikshmërinë e pandemisë, një mesatare ditore prej 154 për 10-16 korrik, krahasuar me 93 për 3-9 korrik, por rritja ka shqetësuar disa shkencëtarë në vend.

Yves Coppieters, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Brukselit (ULB) ka thënë: Ne nuk e kemi rritur numrin e testimeve, kështu që ky është një reagim.

Teksa ka folur për një media publike në Belgjikë, ai u bëri thirrje autoriteteve publike të shpjegojnë nivelin e rrezikut në secilin rajon, në mënyrë që popullsitë të mund të përshtatin sjelljen e tyre.

Belgjika deri më tani ka shënuar në total 9,800 të vdekur që prej fillimit të shpërthimit të virusit, dhe 63,893 të tjerë janë infektuar.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne belgjike koronavirusi ne belgjike

Sondazh

Poll

Bota 20 Korrik 2020, 12:33

MEKSIKË– Një video e ngarkuar nëpër rrjete sociale ka futur në “punë” policinë e Meksikës. Në pamjet e bëra virale në rrjet duken rreth 100 persona, të gji...