Aktualitet

SHËNIM/ Pamjet e tmerrit nga Infektivi, Manastirliu të japë shpjegime ose të japë dorëheqjen

19 Korrik 2020, 13:03 Nga DOSJA
SHËNIM/ Pamjet e tmerrit nga Infektivi, Manastirliu të japë

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pubikoi dje një video me pamje brenda Spitalit Infektiv dhe bënte thirrje që qytetarët të ruanin masat kundër COVID-19, pasi mjekët po luftojnë me pacientët që janë të shtruar dhe situata sa vjen e po rëndohet.

Një video e denjë për filmat horror, ku shfaqeshin pacientët e intubuar, një tjetër klithte nga dhimbjet “o nëna ime” dhe mjekët që hynin e dilnin nga spitali me vrap, këto ishin disa nga mizan-skenat e përdorura nga regjisorja Manastirliu.

Ndenja e parë që të shkaktohej pasi shihje ato pamje nga brenda spitali, ishte dhimbja, më pas të pushtonte një frikë, e nëse videon e kanë parë fëmijët janë tmerruar. Ulërima, të bërtitura, klithma, sirena ambulance, të gjitha këto i bëri bashkë në 2 minuta video, Ogerta Manastirliu.

Pamjet e publikuara nga Manastirliu në fillim u panë nga qytetarët, e më pas nga të afërmit e personave që ndodheshin në atë video. Nipi i një prej të moshuarve që shfaqej në video e thoshte “o nëna ime më ndihmoni”, ka kërkuar që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të kërkojë falje.

Ai ka publikuar dhe disa dokumente, që janë kartelat e shtrimit dhe të nxjerrjes nga spitali të gjyshes së tij dhe shkruan se tashmë e moshuara ndodhet në shtëpi e shton se ajo nuk ka qenë e infektuar me COVID-19. Por ministria ka zgjedhur të hesht…

Ky qytetar tregon me dokumente dhe thotë se gjyshen e ka në shtëpi dhe kartela e saj mjekësore thotë se nuk është infektuar me COVID-19, janë prova e pastër e një manipulimit të pamjeve të servirura dje me qëllimin e vetëm të tmerrimit të popullatës.

Ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu, pas dëshmisë së nipit të të moshuarës, që pretendohet se është në spital, duhet të japë më e pakta shpjegime dhe nëse i thërret ndenjas së qytetarisë dhe forcës së arsyes duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

Ministrja duhet të shpjegojë vërtetësinë e pamjeve të transmetuara nga ajo dje, dhe t’i kthejë përgjigje të riut. Nëse në këtë rast i riu është ai që thotë të vërtetën, video ka qenë për të trembur qytetarët, dhe instancat duhet të përgjigjen për panikun e krijuar për 24 orë me radhë.

Zonja ministre heshtja ndaj një akuze (dëshmie me prova) është pranim i saj, ndaj mos hesht më. Dil dhe jep shpjegime: A ishin të vërteta pamjet e publikuara dje, si është e vërteta me të moshurën dhe pse u publikuan ato pamje që shkaktuan vetëm panik e frikë dhe aspak ndërgjegjësim?


(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministrja e shendetesise ogerta manastirliu spitali infektiv viktimat e covid ne shqiperi ministrja e shendetesise ogerta manastirliu spitali infektiv viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2020, 11:58

TIRANË- Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet, por qeveria ka hequr të gjitha kufizimet dhe kërkon nga qytetarëve të ruajnë distancën vullnetar...