Pushuesit me simptoma, Pipero: Operatorët turistikë t’i këshillojnë të mos nisen, maska është e domosdoshme,
VLORË– Katër persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri, njëri prej tyre një 43-vjeçar që nuk kishte asnjë sëmundje tjetër. Ndërkohë ndryshe nga e premtja, të shtunën thuajse është dyfishuar numri i rasteve te reja me 102 të infektuar. Nga Vlora, në një lidhje direkte për edicionin informativ të lajmeve ishte mjeku Pëllumb Pipero, për të folur rreth këtyre shifrave.
“Natyrisht jemi ende brenda pandemisë në vendin tonë. Shifrat ndryshojnë dita ditës. Më shqetësojnë rastet që shtrohen në spital jo vetëm për ne por edhe për familjet, do të thosha midis tyre rastet e rënda e sidomos humbjet e jetëve. Fakti që një 43 vjeçar pa sëmundje shoqëruese ka humbur jetën do të thotë se ky virus në vetvete mund të shkaktojë dëmtime serioze madje mund të marri jetën edhe në rastet kur nuk kanë sëmundje kronike edhe kur nuk janë të moshuar. Dua të përsëris kujdesin që duhet të kemi kudo, maskën që duhet ta kemi kudo”, shprehet Pipero.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë një pushues kur ndjehet keq ne plazh dhe dyshon se mund te jetë i sëmurë me Covid, mjeku përgjigjet:
“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do këshilloja të qëndroj në shtëpi. Nëse ndodh që kur është me pushime të ketë shqetësime mjaftoj të komunikoj me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion. Tamponi nuk është procedurë që të shëron por procedure diagnostikuese që ju ofrohet të gjithë qytetarëve qoftë shqiptarë apo të huaj. Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit por para se t’i rekomandojnë akomodimin t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme siç është maska dhe distanca. Kaq mjafton për të qenë të sigurt edhe në bregdet edhe në mal”, tha mjeku.
Mjeku, i cili ndodhej në plazhin e Vlorës tregon se sa respektohen masat atje. “Tavolinat dhe çadrat janë në distancën e duhur. Dy tre qytetarë që kam shkëmbyer ishin me maskë të vendosur. Maska është e domosdoshme, qoftë edhe maska e thjeshtë është e rëndësishme për të qenë të sigurt kudo“, përfundoi ai.
(Marrë nga Top Channel)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ministria e Shëndetësisë: Miratohen protokollet për testimet serologjike, do bëhen dhe në laboratorë privatë
TIRANË- Ministria e Shëndetetësisë ka njiftuar sot se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin për të lejuar bërjen e testeve serologjike në laborato...
Zjarri i madh përfshin kurorën e gjelbër të Milotit, rrezikohen disa banesa
KURBIN- Një zjarr i madh ka përfshirë sot kodrat e gjelbërta në qytetin e Milotit. Sipas informacioneve, zjarri i ndihmuar dhe nga era është përphapur me shpejt...
DETAJET/ “Prerja e pyjeve, gërryerje në lumë e krime të tjera mjedisore”, procedohen 19 persona në Dibër
DIBËR- Policia e Dibrës ka publikuar sot raportin e punës së tre javëve të para të korrikut, ku fokusi i punës kanë qenë luftimi i krimeve mjedisore. Në nj...
Fans i çmendur i Berishës, Trump dhe Marina Vjollës, kush është taksisti që tentoi të vetëdigjej para zyrës së Ramës
TIRANË– Një ditë më parë para Kryeministrisë ndodhi një ngjarje e rëndë. Një taksist në kushte të rënda psikike tentoi të vetëdigjej para zyrës së Edi Ramë...
Arrestohet 28-vjeçari që dhunonte nënën, Policia: Kemi prangosur dhe tre persona të tjerë
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 4 persona. Në një njoftim për mediat blutë e Tiranës bëjnë me dije se është arrestuar një 28-vjeçar, i ci...
Shënohen 5 raste të reja në Elbasan, shërohet doktori dhe bashkëshortja e tij
ELBASAN- COVID-19 vijon përhapjen në qytetin e Elbasanit. Sipas informacione mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 5 raste të reja në këtë qytet.De...
Policia aksion në Jug të vendit, në pranga 3 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim
VLORË- Tre persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Polici...
Sherri me vrasje mes dy familjeve në Fier, kryeplaku i fshatit: Kanë pasur konflikt para disa vjetësh për tokën, ja si e gj
FIER- Kryeplaku i fshatit Kasnicë në Fiër ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje, ky dy familje u përfshinë në një sherr. Në një intervistë për m...
Kishin kthyer marketin në bazë për shitjen e drogës, arrestohet pronari dhe punëtori në Cërrik. Kanabisi tregtohej në va
CËRRIK- Policia e Cërrikur ka arrestuar sot paradite dy persona të cilët akuzohen se kishin kthyer një market në bazë të shitjes së drogës. Në një njoftim ...