Aktualitet

Policia aksion në Jug të vendit, në pranga 3 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim

19 Korrik 2020, 09:37 Nga DOSJA
Policia aksion në Jug të vendit, në pranga 3 persona dhe 3

VLORË- Tre persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ka zhvilluar një aksion në Jug të vendit dhe ka prangosur disa persona. 

Në pranga ka rënë një 60-vjeçar, pasi gjykata kishte caktuar masën e arrestit në burg për kultivim të bimëve narkotike. Po ashtu mësohet se është arrestuar një 30-vjeçar dhe një 37-vjeçar pasi janë kapur duke ngarë makinën në gjendje të dehur. 

“Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 60 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap në aksin rrugorë Dhërmi-Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. Rr., 37 vjeç, banues në Ksamil, pasi u kap në rrugën e Butrintit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në një fshat të Delvinës, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dyshohet se 3 persona i kanë marrë me dhunë një armë gjahu shtetasit Dh.K. Po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne vlore policia vlore arrestime ne vlore policia vlore

Sondazh

Poll