Aktualitet

Shënohen 5 raste të reja në Elbasan, shërohet doktori dhe bashkëshortja e tij

19 Korrik 2020, 09:40 Nga DOSJA
Shënohen 5 raste të reja në Elbasan, shërohet doktori dhe

ELBASAN- COVID-19 vijon përhapjen në qytetin e Elbasanit. Sipas informacione mësohet se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 5 raste të reja në këtë qytet.

Deri tani bëhet me dije se pacientët e rinj janë raste kontakti nga personat e infektuar më herët, por ende nuk dihen detaje.

Por nga Elbasani vjen dhe një lajm i mirë, pasi është shëruar mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi dhe bashkëshorjtja e tij, te dy pjese e spitalit të Elbasanit në repartin e neonatëve.

Ndërkohë në të gjithë qarkun Elbasan, janë 46 raste aktive dhe që nga fillimi i pandemsië kanë humbur jetën 5 persona. Nga ana tjetër ditën e djeshme bilanci është rënduar sërish. Në njoftimin e fundit zyrtar ministria ka njoftuar për 102 raste të reja dhe 4 viktima. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne elbasan kujtim ibrahimi masat kunder covid 19 covid ne elbasan kujtim ibrahimi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll