Aktualitet

Arrestohet 28-vjeçari që dhunonte nënën, Policia: Kemi prangosur dhe tre persona të tjerë

19 Korrik 2020, 09:47 Nga DOSJA
Arrestohet 28-vjeçari që dhunonte nënën, Policia: Kemi

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 4 persona. Në një njoftim për mediat blutë e Tiranës bëjnë me dije se është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. 

Po ashtu Policia njofton se ka vënë në pranga dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor, ku një prej tyre ka aksidentuar dhe një fëmijë 7-vjeçar.

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari. Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 28 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.P., 31 vjeç, pasi në rrugën “Papa Gjon Pali”, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l. S.L., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi fëmijen e mitur me iniciale A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. V.M., 47 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar ne tirane dhune ne familje policia tirane 4 te arrestuar ne tirane dhune ne familje policia tirane

Sondazh

Poll