Aktualitet

Sherri me vrasje mes dy familjeve në Fier, kryeplaku i fshatit: Kanë pasur konflikt para disa vjetësh për tokën, ja si e gj

19 Korrik 2020, 09:33 Nga DOSJA
Sherri me vrasje mes dy familjeve në Fier, kryeplaku i fshatit: Kanë

FIER- Kryeplaku i fshatit Kasnicë në Fiër ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje, ky dy familje u përfshinë në një sherr. Në një intervistë për mediat, Kryeplaku i fshatit Kasnicë, Haxhi Qosaj u shpreh se mes familjeve Sali dhe Seati kishte pasur një konflikt 5-6 vite më parë për një sipërfaqe toke por se më pas nuk kishte pasur ankesa dhe nuk ishte në dijeni për marrëdhëniet mes dy familjeve.

Po Qosaj shton se viktima dhe nipi i autorit ishin zënë disa vite më parë, për arsye të tjera dhe jo për tokën. Më tej ai ka treguar dhe se si kanë gjetur vitktimën pas sherri dhe momentet e dërgimit në spital.

 “Autori i vrasjes pretendonte se ka zënë një cop toke pa tapi. Në koperativë ajo tokë qenë e mbjellë me kumbulla dhe i dhanë nja tre rrënjë, por pa i hedhur në tapi. Tani pretendonin se ia dha komisioni. Unë ankesë nuk kam patur nga njëri që të më thonin më kanë zënë tokën. As nga banorët as nga dy palët s’kisha dijeni.

Unë për këtë rast s’kisha asnjë lloj dijenie. Probleme ka në përgjithësi por për këtë rast s’kisha dijeni. Përparimim e gjetëm këtu. Në qendër. Erdhi një makinë e mori dhe më pas e dërgoi në spital. Autori ka qenë i kthyer nga Greqia. Probleme të tjera s’ka patur tani. Para 6-7 vjetësh ka qenë një zënkë, por me nipin e autorit. Sherri i parë është bërë për rrugë, ndërsa tani ka ndodhur për kumbulla. Për 700 metra tokë, ose e shumta 1 dynym”, shprehet kryeplaku.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje paradite, ku dy familje janë përfshirë në një sherr të madh. Dy familjet në fjalë mësohet se kanë qenë në sherr dhe nuk flasin prej kohësh, kështu që ka mjaftuar vetëm një fjalë që të nisë sherri mes tyre. Zënka mes tyre në fillim ka qenë verbale dhe më pas janë përdorur dhe sendet e forta që i morën jetën njërit prej tyre. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alionid sali haxhi qosaj sherr mes familjeve ne fier alionid sali haxhi qosaj sherr mes familjeve ne fier

Sondazh

Poll