Aktualitet

19 Korrik 2020, 11:58 Nga DOSJA

TIRANË- Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet, por qeveria ka hequr të gjitha kufizimet dhe kërkon nga qytetarëve të ruajnë distancën vullnetarisht dhe të mbajnë maskë me detyrim. Po ashtu kërkohet ndërgjegjesin nga qytetarët, janë vendosur dhe disa protokollë që nuk zbatohen nga askush dhe u bëhet thirrje të gjithëve që të lajnë sa më shpesh duart.

Por këto masa dhe këshilla duket se nuk i ka dëgjuar askush dhe asnjë nuk i zbaton. Dosja.al ka bërë sot një vëzhgim në disa nga lokalet e natës në në Jug të vendit dhe siç shihet të gjithë janë hapur dhe askush nuk zbaton rregullat kundër përhapjen së COVID-19.

Demi Lounge, Folie Marine, Orange Lounge, Sanur Beach House e shumë lokale të tjerë në Sarandë, Dhërmi e Jalë vazhdojnë pa asnjë kufizim aktivitetin e tyre dhe siç shihet në pamjet e treguara nga vetë ata klientët janë të shumtë në numër dhe distanca fizike nuk ruhet fare.

Këto club-e janë të gjithë në ambiente gjymsë të hapura, krijojnë grumbuj njerëzish duke u bërë një nga faktorët kryesor përhapjen e COVID-19. Qeveria ka bërë thirrje që do ndëshkojë të gjitha ata që shkelin rregullat, që mbajnë lokalet hapur natën e krijojnë grumbuj njerëzish, por duket se nuk i ka parë ende turmat që kanë qenë përgjatë natës në plazhet e jugut.

Kujtojmë se në ditë te fundit nga Policia e Shtetit ka raportuar se janë gjobitur disa pronar lokalesh që kishin pranuar klientë natën, e në Durrës një administrator kishte marrë 1 milionë Lekë gjobë, pasi nuk kishte disiplinuar dasmorët që të mbanin distancë kur kërcenin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet clubet e nates koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 clubet e nates koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll