Bota

Zjarri në Katedralen e Nantes, policia franceze arreston një refugjat nga Ruanda

19 Korrik 2020, 11:59 Nga DOSJA
Zjarri në Katedralen e Nantes, policia franceze arreston një refugjat

FRANCW– Një burrë në moshën  39-vjeçare është arrestuar  dhe tashmë po merret në pyetje në lidhje me zjarrin që shpërtheu në Katedralen e Nantës ditën e djeshme, ndërtesë e cila ishte ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë. Sipas mediave të huaja burri është refugjat nga Ruanda  dhe që kishte punuar si vullnetar në katedrale ku dhe ka qenë personi i fundit që ka mbyllur ndërtesën ditën e premte.

Ai tha të shtunën se tri vatra zjarri ishin përhapur në vendin e ngjarjes dhe se nuk ka pasur shenja të hyrjes me dhunë në objekt. Menjëherë pas rënies së zjarrit autoritetet nisën hetimet për të mësuar më shumë rreh shkaqeve pasi ditën e djeshme prokurorët thanë se zjarri mund të jetë vënë me qëllim.

Zjarri nisi të të shtunën në mëngjes ku zjarrfikësit kishin arritur ta vinin nën kontroll pas disa orësh dhe e fikën atë plotësisht pasdite por megjithatë shumë gjëra me vlerë janë djegur. Kjo ngjarje ndodhi më shumë se një vit pas zjarrit të madh që e kishte kapluar katedralen Notre Dame të Parisit, e cila është dëmtuar shumë nga flakët.

Burimi: theguardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france katedralja e nantes france katedralja e nantes

Sondazh

Poll