Bota

E mrekullueshme! Lindi vetëm 580 gram dhe me Covid-19, foshnja në Peru shërohet plotësisht nga koronavirusi

19 Korrik 2020, 10:32 Nga DOSJA
E mrekullueshme! Lindi vetëm 580 gram dhe me Covid-19, foshnja në Peru

PERU– Një fëmijë i lindur në Peru në javën e 23-të të shtatzënisë, 580 gram dhe i infektuar me Covid-19 nga nëna duke qenë se kjo e fundit ka rezultuar pozitive është jashtë rrezikut për jetën. Pas një muaji në inkubator vogëlushi  me emrin Jorge fitoi betejën me Covid-19 dhe arriti peshën në 930 gramë.

Sipas mediave të huaja foshnja do të vijojë të qëndrojë ende në spital deri sa të arrijë peshën e duhur por lajmi i mirë është se ai tashmë nuk është i infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

“Ai është fëmija më i vogël lindur nga një nënë e sëmurë me COVID-19. Lindja ishte bërë e detyruar. Parashikimet nuk ishin të favorshme, por dita ditës arritëm në fund të kësaj beteje- Dr. Marilú Pachas.

Mësohet se foshnja e cila merr akoma oksigjen me ndihmën e një resperatori, ka lindur më 15 qershor pa arritur ende në muajin e gjashtë të shtatzënisë për shkak se gjendja shëndetësore e nënës nuk ishte mirë gjë e cila e detyroi atë që të ndërpresë shtatzëninë.

Burimi: time24.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jorge koronavirusi ne peru marilú pachas. jorge koronavirusi ne peru marilú pachas.

Sondazh

Poll