Bota

E papritur! E mbajtën të fshehtë për 9 muaj, aktorja dhe këngëtari i famshëm bëhen prindër për herë të dytë, zbulo

19 Korrik 2020, 09:18 Nga DOSJA
E papritur! E mbajtën të fshehtë për 9 muaj, aktorja

SHBA- Aktorja  e njohur dhe Jessica Biel dhe këngëtari amerikan, Justin Timberlake janë bërë prindër për herë të dytë në fillim të kësaj jave.  Aktorja 38-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë por që fillimisht nuk ka publikuar asgjë për lindjen e tij.

Aktualisht ajo së bashku me të voglin, ndodhet në shtëpi pranë bashkëshortit 39-vjeçar dhe djalit të parë, i cili është në moshën 5 vjeçare.  Mediat e huaja bëjnë të ditur se ajo që i ka qëndruar pranë aktores gjatë kësaj kohe ka qenë nëna e saj, 65-vjeçarja Kimberly Conroe Biel.

Ka qenë një shoqe e saj e cila ka zbuluar se ajo do të qëndrojë te shtëpia e së bijës deri të dielën dhe ishte pikërisht ajo që tregoi edhe gjininë e bebit.

Timberlake dhe Biel nuk janë fotografuar që në muajin mars,  dhe  thuhet se kanë qëndruar në shtëpinë në Big Sky, Montana që nga 25 marsi.

Burimi:dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jessica biel justin timberlake jessica biel justin timberlake

Sondazh

Poll