Bota

A po bëhet më infektues virusi? Rreziku që na kanoset nga mutacionet e koronavirusit

19 Korrik 2020, 11:48 Nga DOSJA
A po bëhet më infektues virusi? Rreziku që na kanoset nga

Koronavirusi që po rrezikon botën tani  është i ndryshëm me koronavirusin që u shfaq për herë të parë në Kinë. Sars-Cov-2, emri zyrtar i virusit që shkakton sëmundjen Covid-19, që tashmë është kthyer në mankth për të gjithë botën po ndryshon. Por, ndërsa shkencëtarët kanë vënë re mijëra mutacione, ose ndryshime në materialin gjenetik të virusit, vetëm një prej tyre është veçuar deri tani e konsiderohet ndoshta përgjegjësi për ndryshimin e sjelljes së virusit.

Pyetjet thelbësore në lidhje me këtë mutacion janë: A po e bën ai koronavirusin më infektues apo vdekjeprurës tek njerëzit? Dhe a mund të përbëjë një kërcënim për suksesin e një vaksine në të ardhmen?

Ky koronavirus në të vërtetë po ndryshon shumë ngadalë në krahasim me viruset e ngjashme gripale. Me nivelet relativisht të ulëta të imunitetit natyror në popullatë, pa vaksina dhe me pak trajtime efektive, nuk ka ndonjë presion të madh mbi të që të përshtatet.

Mutacioni kryesor dhe më i dukshëm  i quajtur D614G dhe i vendosur brenda proteinave që përbëjnë “majën” të cilën virusi e përdor për të hyrë në qelizat tona  u shfaq pak kohë pas shpërthimit të pandemisë në Kinë Tani shihet në rreth 97% të kampionëve në të gjithë botën. BBC citon dy studime që tregojnë se pacientët që kanë pësuar mutacion kishin më shumë ngarkesë virale në kampionet e tyre laboratorikë. Megjithatë ato  nuk gjetën prova se këta njerëz u sëmurën më rëndë apo qëndruan më gjatë në spital. Në fakt, nuk ka prova që të tregojnë se mutacioni i sëmur më keq pacientët.

Ata mutojnë vazhdimisht dhe disa ndryshime do të ndihmojnë një virus të riprodhohet, disa mund ta pengojnë atë. Të tjerët janë thjesht neutral. “Ata janë një “nënprodukt i virusit që përsëritet. Ata “sulmojnë” mbi virusin pa ndryshuar sjelljen e tij.” thotë Dr Lucy van Dorp, nga University College London.

Mutacioni që u shfaq mund të ishte bërë shumë i përhapur që nga fillimi i pandemisë por megjithatë Dr van Dorp dhe ekipi i tij  besojnë se shpjegimi i mundshëm për mutacionin është i zakonshëm. Megjithëse ende nuk ka prova të mjaftueshme  se virusi i motuar “është më i transmetueshëm” tek njerëzit, por  “nuk është as  neutral”.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll