Bota

Kryeministri britanik jep lajmin e shumëpritur: Britania nuk do të futet sërish në karantinë, në rast nevoje do të…

19 Korrik 2020, 09:31 Nga DOSJA
Kryeministri britanik jep lajmin e shumëpritur: Britania nuk do të

BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ditën e sotme në një deklaratë për  “The Sunday Telegraph”,  tha se vendi i tij nuk ka nevojë për një karantinë të dytë në mbarë vendin për të parandaluar pandeminë e Covid-19. A i e ka quajtur karantinën që përfshin të gjithë vendin si një “frenim bërthamor’ duke shtuar se nuk do ta diskutojë që të mbyllë sërish Britaninë .

 “Definitivisht nuk dua ta përdor karantinën dhe nuk mendoj se do të jemi në gjendje për ta përdorur”.- është shprehur ai.

Ndër të tjera ai shpreson se një pjesë e madhe e vendit t’i kthehet normalitetit ndërsa në rast të nevojës do të zbatojnë vendime të karantinës në nivel lokal. Kryeministri britanik foli edhe rreth mospërdorimit të infrastrukturës së 5G, icili tha se duhet të krijojmë pajisje.

“Duhet të fillojmë prodhimin e disa prej gjërave të tilla, të punojmë bashkë me vendet e të njëjtit mendim dhe të krijojmë pajisje”, u shpreh ai.

Për shkak të COVID-19 në Britani kanë humbur jetën mbi 45.000 njerëz, duke e radhitur atë në vend të parë në Evropë, ndërsa e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit për nga numri i viktimave lidhur me virusin.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johson koronavirusi ne britani boris johson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll