Bota

“Faleminderit nga thellësia e zemrës”, Thaçi tregon me FOTO rrugëtimin e tij 4 ditor në Hagë

19 Korrik 2020, 10:11 Nga DOSJA
“Faleminderit nga thellësia e zemrës”, Thaçi tregon

KOSOVË- Presidenti Hashim Thaçi pas deklaratës të bërë mbrëmë, ku i është drejtuar popullit të Kosovës pas ardhjes nga Prokuroria Sepcial në Hagë, ka postuar dhe foto nga rrugëtimi i tij 4 ditor. 

Në një postim në mediat sociale, Thaçi ka treguar rrugëtimin e tij për në Hage dhe rikthimin në Kosovë, ku u prit nga qindra mbështetës me flamur të UÇK-s, këngë dhe valle.

Krahas fotove kreu i shtetit ka lënë një koment të shkurtër ku ka shkruar: Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!

Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me rradhë nga Prokuroria Speciale në Hagë, për aktakuzën që i është dërguar se ka kryer më shumë se  100 krime lufte. Thaçi tha se u pyet për veprimtarinë e tij dhe të UCK-së, ndërsa u shpreh i sigurt se do të dalë i pastër nga akuzat që tashmë janë dorëzuar ndaj tij. Të premten në Morinë Thaçit ju bë një pritje madhështore nga qytetarët e Kosovës.

 (A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze hashim thaci hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll