Bota

“Çmendet” politikani serb/ Rreh barbarisht me raketë tenisi pronarin e një klinike private

19 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
“Çmendet” politikani serb/ Rreh barbarisht me raketë

SERBI- Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviç është përfshirë në akte dhune pasditen e sotme. Mediat serbe raportojnë se ai ka rrahur me raketë tenisi pronarin e një klinike private për terapi fizike.

Incidenti ka ndodhur  ditën e djeshme  rreth orës 17:00 në Beogradin e Ri, para Klinikës për terapi Fizike e cila është në pronësi të D.I, në moshën 41 vjeçare njëhkohësisht dhe viktma e dhunës nga politikani serb.

Sipas raportimit të pronarit të Klinikës, “politikani Çedomir Jovanoviç ka dalë nga një makinë e me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuar me raketë tenisi”, ku sipas policisë e ka goditur në kokë dhe në trup.

Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja sakaq Prokuroria e Beogradit ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e incidentit. Përveç kësaj, sipas mediave të huaja  organi i akuzës po verifikon nëse Jovanović ka shkelur karantinën pasi u la i lirë nga spitali ku po mjekohej  duke qenë se ishte i infektuar nga Covid-19.

Burimi:top-news1

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota çedomir jovanoviç serbi çedomir jovanoviç serbi

Sondazh

Poll