Sport

VIDEO/Humbja ndaj Arsenalit lë me pasoja Guardiolën, tekniku spanjoll filmohet duke folur me veten

19 Korrik 2020, 11:48 Nga DOSJA
VIDEO/Humbja ndaj Arsenalit lë me pasoja Guardiolën, tekniku spanjoll

ANGLI-Pas më shumë se tre vitesh si ndihmës i Pep Guardiolës në pankinën e Manchester Cityt, Mikel Arteta u largua dhjetorin e kaluar për të nisur një eksperiencë si trajner i parë te Arsenali dhe me “topçinjtë” ia doli të sigurojë kalimin në finalen e FA Cup, duke mposhtur më gjysmëfinale pikërisht “citizens”-at me të cilët e kishte nisur këtë sezon.

Në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni, të zhvilluar në stadiumin mitik “Wembley”, Arsenali ia doli të përballojë më së miri dominimin e djemve të Pep Guardiolës dhe të shënojë dy herë me kundërsulm, duke mbyllur takimin në shifrat 2-0. Një rast tejet komik është kapur nga kamerat ditën e djeshme, pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Trajneri i City-t, Pep Guardiola është parë duke folur me veten në stolin e rezervave, teksa komunikon me stolin ngjitur sikur të ishte njeri. Një moment ky tejet i veçantë, i cili tani ka filluar të bëjë xhiron e internetit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal arteta manchester city pep guardiola arsenal arteta manchester city pep guardiola

Sondazh

Poll