Aktualitet

Sherri me një viktimë mes dy familjeve në Fier, arrestohet i dyshuari për vrasjen. Kryeplaku: Janë zënë dhe për pronën

19 Korrik 2020, 09:06 Nga DOSJA
Sherri me një viktimë mes dy familjeve në Fier, arrestohet i

FIER- Zbardhet ngjajra e ndodhur një ditë më parë në fshatin Kasnicë në Fier. Policia e Fierit në një njoftim për mediat bën me dije se pas një konflikti mes dy fqinjëve ka mbetur i vdekur një 46-vjeçar.  Sipas bluve të Fieri bëhet me dije se vëllai dhe nipi i viktimës pak para ngjarjes kishin dhunuar nënën e autorit, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës.

Policia njofton se ka arrestuar 31-vjeçari Alionid Sali për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shtesasin Përparim Seati, 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital.

“Dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit. Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi A. S.,31 vjeç, për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shteasin P. S., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S); G. S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Nërkohë ka folur për mediat dhe kryeplaku i fshatit Kasnicë në Fier, i cili ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje. Kryeplaku i fshatit Kasnicë, Haxhi Qosaj u shpreh se mes familjeve Sali dhe Seati kishte pasur një konflikt 5-6 vite më parë për një sipërfaqe toke por se më pas nuk kishte pasur ankesa dhe nuk ishte në dijeni për marrëdhëniet mes dy familjeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje paradite, ku dy familje janë përfshirë në një sherr të madh. Dy familjet në fjalë mësohet se kanë qenë në sherr dhe nuk flasin prej kohësh, kështu që ka mjaftuar vetëm një fjalë që të nisë sherri mes tyre. Zënka mes tyre në fillim ka qenë verbale dhe më pas janë përdorur dhe sendet e forta që i morën jetën njërit prej tyre. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alionid sali plagosje ne patos policia fier sherr mes familjeve ne fier sherr ne fier alionid sali plagosje ne patos policia fier sherr mes familjeve ne fier sherr ne fier

Sondazh

Poll