Aktualitet

Rrjeti ‘zien’ pas pamjeve nga Infektivi të publikuara nga Manastirliu, hidhen dyshime për manipulim e akuza për propagand

19 Korrik 2020, 08:32 Nga DOSJA
Rrjeti ‘zien’ pas pamjeve nga Infektivi të publikuara nga

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikoi dje pamje nga spitali Infektiv, ku tregohej situata e rëndë që është brenda godinës. Paciente që bërtisnin dhe mjekë që vraponin për tu dhënë ndihmë, këto ishin pamjet e rënda që bënë dje xhiron e medias dhe ishin ngjarja më e komentuar në rrjet.

Në Facebook-un e ministres qytetarët ishin të ndarë, shumë besonin pamjet e bënin thirrje për ndërgjegjësim, por kishte dhe të tjerë që shpreheshin se gjithçka ishte e manipuluar për të frikësuar njerëzit. Konspiracionisti Alfred Çako në komentin e tij shprehet se çfarë kuptimi ka që në video nxirret një plakë që mund të ketë disa sëmudne dhe është e mbytur nga ilaçet. Më tej ai bën thirrje që të gjithë të mos pranojnë intubimin, pasi kanë shumë shanse që të vdesin.

Alfred Çako: Teater & mashtrim; mos u genjeni nga efektet e zhurmes se nje share ose trapani mbi metal; pamje normale ne cdo spital; me shiringa per te mare serum, nje roje civil i spitalit mbi nje karoce qe e terheq nje kolegu i vet, nje infermjere qe vrapon kot, nje plake e semure qe ka nje dhimbje ose semundje cfaredo ne spital; ke do genjejne keta me keto skena koti me zhurmen shoqeruese e te pakuptueshme te nje sharre?!!! ckuptim ka qe nxjerrin nje plake te regjuar qe mund te kete disa semundje e mbytur nga ilacet apo ankesa nga pleqeria me disa zhurma te kota sirenash a te nje automjeti; me vjen keq per ate plaken tjeter qe ndoshta nuk do te ishte aty e intubuar nese nuk do te flisnin mediat kaq shume per cv19; po vdes e asfiksuar e me mushkeri te thata nga shtytja e ajrit me detyrim ne mushkerite e saja; mos i lini ti intubojne; askush i intubuar nuk ka shpetuar ne bote; po u futet ne intubim kini hyre ne kthetrat e vdekjes; le te na lere ne te Levizjes No Vax te hyjme e te inspektojme e intervistojme pacientet; sa me shume teste te bejne njerezit e shendoshe, me shume te infektuar do te dalin… te gjithe keta zyrtare qe mashtrojne e tmerrojne per llogari te mafjes khazare te OBSh, do pergjigjen nje dite.

Ndërkohë një koment e ka lënë dhe aktivisit Kristi Pinderi, i cili shprehet se ministria ka thyer etikën pasi ka filmuar njërëzit duke vdekur. Pinderi në reagimin e tij shprehet se kurrë nuk ka parë që shteti të dërgojë kamerat e veta për të filmuar nerëzit në fund të jetës.

Kristi Pinderi: Eshte mungesa me flagrante e etikes te dergoje shteti kamerat me regjisore e te filmoje njerezit duke vdekur! Nuk ka mungese me flagrante te etikes dhe njerezillekut. Ne cdo vend te botes eshte komuniteti mjekesor qe pasi ka mbaruar turnin ulet dhe ben mesazhe ndergjegjesuese. Kurre nuk kam pare te dergoje shteti kamerat e veta per te filmuar njerezit duke vdekur! Kurre!

Një ditë më parë, në lidhje me pamet e publikuara nga ministria e Shëndetësisë, Kryeministri dhe zyrtar të tjerë, reagoi dhe nipi i një prej të moshuarave që shfaqej e intubuar në spital. I riu ka përgënjeshtuar ministrinë, duke thënë se gjyshja e tij ka pasur sëmundje të tjera dhe tashmë është në shtëpi dhe jo në spital siç tregohej nga video.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred cako kristi pinderi ogerta manastirliu pamjet nga spitali alfred cako kristi pinderi ogerta manastirliu pamjet nga spitali

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2020, 05:53

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 s...