Aktualitet

Kishin kthyer marketin në bazë për shitjen e drogës, arrestohet pronari dhe punëtori në Cërrik. Kanabisi tregtohej në va

19 Korrik 2020, 09:24 Nga DOSJA
Kishin kthyer marketin në bazë për shitjen e drogës,

CËRRIK- Policia e Cërrikur ka arrestuar sot paradite dy persona të cilët akuzohen se kishin kthyer një market në bazë të shitjes së drogës. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të arrestuarit janë punëtori dhe pronari i marketit, të cilët trafikonin kanabis. 

Siç shihet dhe nga një foto e publikuar nga blutë e Cërrikut, dy personat që janë vënë prapa hekurave drogën e shisnin në vazo në të cilat tregtohet reçel, komposto dhe gliko. 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor “Marketi”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Cërrik. Sekuestrohen një sasi kanabisi dhe një aparat celular. Vihen në pranga pronari dhe punëtori i një marketi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 2 shtetas merreshin me shitjen e lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 31 vjeç dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin me pronar shtetasin E. S. dhe punëtor shtetasin R. D., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kg lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droga ne vazo qelqi dy te arrestuar ne cerrik policia cerrik droga ne vazo qelqi dy te arrestuar ne cerrik policia cerrik

Sondazh

Poll