Aktualitet

Mbytet 75-vjeçari në Vlorë, ishte duke notuar në Plazhin e Vjetër (DETAJET)

19 Korrik 2020, 08:50 Nga DOSJA
Mbytet 75-vjeçari në Vlorë, ishte duke notuar në Plazhin e

VLORË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në plazhin e Vlorës. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit ështe mbytur një 75-vjeçar. 

Më tej shtohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur në Plazhin e Vjetër dhe i moshuari ka qenë duke bërë plazh vetëm.

Në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm. Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

I moshuari është viktima e shtatë për këtë sezon turistik që humb jetën në plazhet shqiptare. Pak ditë më parë humbi jetën një tjetër pushuese në Shëngjin. Ndërkohë më herët gjatë qershorit kanë humbur jetën edhe 4 pushues të tjerë në Durrës, Shëngjin dhe te Shkëmbi i Kavajës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet i moshuari ne vlore policia vlore tragjedi ne plazh mbytet i moshuari ne vlore policia vlore tragjedi ne plazh

Sondazh

Poll