Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: 15,713 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes në 6 muajt e parë të 2020

19 Korrik 2020, 07:53 Nga DOSJA
Manastirliu publikon shifrat: 15,713 të porsalindur kanë

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 15,713 të porsalindur kanë përfituar nga Bonusi i Bebes në 6 mujorin e parë të 2020. Në një njoftim për mediat, Manastirliu shprehet se lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë epidemie është se në 6 mujorin e parë të 2020 ka një rritje të lindjeve në spitale publike dhe spitale private në vend krahasuar me 6 mujorin e parë të 2019.

“#FëmijëtTëParët? ? 15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bobusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim   Mes tyre janë edhe 2,541 ?? që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri   Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar   #Mirënjohje epikeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve?? #Bashkë“, shkruan Manastriliu.

Sips shifrave të bëra publike nga ministria, bëhet me dije se nga bonusi i bebes kanë përfituar 15,713 të porsalindur në 6 mujorin e parë të 2020, prej të cilave 10,993 lindje në spitale publike, 2,179 lindje në spital private dhe 2,541 lindje jashtë vendit. Bonusi i bebes një ndihmë finanaciare për familjet e reja dhe ato me shumë fëmijë ka filluar aplikimin e saj nga qeveria shqiptare që në 1 Janar të 2019.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bebet ne shqiperi bonusi i bebes ogerta manastirliu bebet ne shqiperi bonusi i bebes ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2020, 05:53

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 s...