Aktualitet

“Po ngiste makinën pa leje drejtimi”, Policia arreston të kërkuarin e fundit për abuzimin me 17-vjeçaren në Krujë. Dy

19 Korrik 2020, 07:50 Nga DOSJA
“Po ngiste makinën pa leje drejtimi”, Policia arreston të

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dhe personin e gjashtë të grupit të të rinjve që akuzohen se kanë abuzuar me një 17-vjeçare në Krujë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë natës ka rënë në pranga Alket Brata, i shpallur prej disa ditësh në kërkim. 

Mësohet se Brata është arrestuar nga Policia Rrugore dhe Forcat e Posaçem “Shigjetat”, pasi po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.  2-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.


NJOFTIMI I PLOTË

Vijon operacioni policor i koduar “Nikla”. Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale. Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme “Shigjeta” e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës. Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë. Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion. Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Abuzimi me 17-vjeçar u zbulua pak ditë më parë dhe gjykata ka lënë në burg disa nga të arrestuarit për këtë ngjarje. Sipas hetimeve, mësohet se grupi që abuzonte me adoleshenten përbëhej nga 6 veta, të cilët i vendosën dhe tritol në banesë. Tashmë e reja është marrë në mbrojtje nga qendra për strehimin e grave të dhunuara, dhe bashkë me motrat e nënën e saj, do të qëndrojë aty.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket brata arretohet alket brata operacioni nikla policia tirane alket brata arretohet alket brata operacioni nikla policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2020, 05:53

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 s...