Sport

“Calciopoli 2”, tronditet futbolli italian, një arbitër po hetohet për trukim ndeshjesh

18 Korrik 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Calciopoli 2”, tronditet futbolli italian, një arbitër po

ITALI-Kur u mendua se plagët e Calciopolit po shëroheshin,kësaj here futbolli italian është tronditur përsëri nga trukimet. Këtë herë nuk bëhet fjalë për Serie A, por për divizionet e ulëta apo edhe kampionati i të rinjëve.Sipas Repubblicas, hetimet nisën pas një ngjarjeje të pazakontë në një ndeshje të Serisë C, mbi të cilën organet mbikëqyrëse, të nxitura nga agjencitë e basteve me njoftimin e flukseve anomale në Federatën e Futbollit, kishin hedhur sytë për shkak të anomalive të regjistruara.

Kjo ndeshje u pezullua paka para së të përfundonte për shkak të dëmtimit të arbitrit kryesor. Bëhet fjalë për një ndeshje pa interes të veçantë sa i përket renditjes, të cilën bastvënësit e kishin parashikuar me një rezultat të ndryshëm nga ai që prodhonte fusha e blertë.

Zyra e Hetimit në Federatën Italiane të Futbollit, kanë nisur të verifikojë situatën e gjyqtarit, duke shqyrtuar karrierën e tij mes Serisë C dhe Primaveras. Si rezultat, janë gjetur një seri anomalish: ndëshkime të shumta me kartonë të kuq,  penallti të shumta (shpesh dy në një ndeshje, të kombinuara me kartonin e kuq). Sfidat e gjykuara nga ky person në shumë rastet kishin ngjallur protesta të ashpra në fushë. Topi tashmë ka kaluar në fushën e prokurorit, që duhet të gjeja provat për të fundosur “bilbilin” trukues.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll itali serie a serie c futboll itali serie a serie c

Sondazh

Poll