Sport

Partizani në luftë me kohën, kërkon gjykim të përshpejtuar në CAS,Çinari do të mbrohet nga avokatë francez

18 Korrik 2020, 10:25 Nga DOSJA
Partizani në luftë me kohën, kërkon gjykim të

TIRANË-Sikur të mos mjaftonte një sezon plotësisht i dështuar për të kuqtë, atëherë kur mendoheshin lëvizjet e merkatos për tu kthyer protagonist, nga hici ka mbirë cështja Çinari për të cilën FIFA e ka dënuar klubin kryeqytetas me një vit pa merkato, duke e detyruar Partizanin të ndërtojë një mbrojtje të shpejtë e të ankimojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv CAS. Gjithcka ka lidhje me verën 2018, kur në një telenovelë të vertetë merkato, sulmuesi ra dakord me Alavesh, nga ku u huazua në Kroaci tek Istra 1961.

Transferimi nuk u krye kurrë pasi Vllaznia nuk e lëshoi dokumentacionin dhe në mbyllje të merkatos ndërhyri Partizani, duke e marrë lojtarin nga kuqeblutë. Ndërkohë, Çinari ka edhe një pezullim prej katër muajsh, ku gjithçka ka rrjedhur nga firmat që ka hedhur sulmuesi shkodran, fillimisht tek Alavesh në Spanjë, më pas tek Istra në Kroaci, për të përfunduar te Partizani, ndërkohë që Çinari ka vendosur që në CAS të mbrohet nga avokatë francezë që do të mbrohet për çështjen e dy firmave, ai do të kërkojë edhe heqjen e dënimit prej katër muajsh.

Partizani do të kërkojë gjyq me procedurë të përshpejtuar në CAS, me kërkesë parësore pezullimin e efekteve vepruese të ndëshkimit të FIFA-s, që ka të bëjë me zhbllokimin e merkatos.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas partizani cas partizani

Sondazh

Poll