Bota

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 22 korrik/ BE-ja dërgon ftesat për nivelin teknik, të mërkurën do flasin për të pagjetu

18 Korrik 2020, 12:54 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 22 korrik/ BE-ja dërgon ftesat

KOSOVË-Të enjten që lamë pas Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandëer Vuçiç zhvilluan takimin e parë të dretëpërdrejtë në Bruksel pas 20 muajsh ndërprerje, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve europian.

Ndërkohë nga takimi i 16 korrikut u  njoftua se bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi do të vijojnë sërish në datën 22 korrik, të mërkurën e javës së ardhshme .

Pra një ekip teknik i dy palëve do të takohet sërish për të shtjelluar temat që janë diskutuar më 16 korrik, konkretisht çështjen e të pagjeturve dhe ekonominë, dy temat kyç për të cilat është diskutuar deri më tani.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Nabila Massrali ka konfirmuar mediat kosovare se kanë dërguar ftesat për Kosovën dhe Serbinë për takim në nivelin e ekspertëve gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

Nabila Massrali ka thënë për Gazetën Express se ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme në Bruksel. Ky takim pritet të ndodhë pas rifillimit të bisedimeve ndërmjet Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiqit.

“Një takim i nivelit të ekspertëve, që do t’i pasojë diskutimet e djeshme të nivelit të lartë, do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel. Do të ofrojmë më shumë informata në ditët e ardhshme.”- është shprehur Massrali.

Ndërsa sa i përket përbërjes së ekipeve të ekspertëve nga dy shtetet, Zyra e BE-së për Politikë të Jashtme kanë deklaruar se kanë dërguar ftesat për pjesëmarrje dhe po presin lajme nga Prishtina dhe Beogradi.

“Ne u kemi dërguar ftesat tona dhe po presim të dëgjojmë nga ta.”- ka thënë në përgjigjen e tyre, duke shtuar se takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar mes Hotit dhe Vuçiçit, të pagjeturit dhe ekonomia.

Ndryshe, Kryeministri Avdullah Hoti ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë, takim që rinisi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, konkretisht Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell dhe të dërguarit special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Hoti dhe Vuçiç kanë rifilluar dialogun me temën e të pagjeturve dhe ekonominë mes dy shteteve.

Hoti mbrëmë në emisionin “Pressing ” është shprehur se gjatë negociatave ka kërkuar që për çështjen e të pagjeturve të hapen arkivat e shtetit serb, konkretisht Armatës Jugosllave dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë që do të mundësonin zgjidhjen e fatit të të zhdukurve.

Sa i përket diskutimeve për Ekonominë, kryeministri Hoti tha se në tavolinën e bisedimeve kanë diskutuar për heqjen e barrierave ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qarkullimin pa pengesa të mallrave. Ai po ashtu ka përmendur edhe marrëveshjet që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Emisarit Special Richard Grenell për hekurudhën, autostradën e linjën e fluturimit të cilat do të mund të implementohen.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi nabila massrali dialogu kosove-serbi nabila massrali

Sondazh

Poll