SHBA-ja në zi! Ikona e të drejtave civile dhe kongresmeni amerikan humb jetën në moshën 80 vjeçare
18 Korrik 2020, 12:51Nga DOSJA
SHBA- Ikona e të drejtave civile dhe kongresmeni në Amerikë John Lewis ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 80 vjeçare.
Sipas mediave të huaja ai nuk mundi të fitojë betejën kundër kancerit të pankreasit të zbuluar dhjetorin e kaluar. Lajmin për sëmundjen e tij e kishte bërë vet ai duke thënë: Në jetën time kam luftuar me të gjitha llojet e betejave dhe kurrë nuk kam pasur frikë nga humbja. Por kjo kundër kancerit është e ndryshme nga të gjitha të tjerat.
Lewis ishte një nga drejtuesit e të drejtave civile “Big Six”. Ai mbajti fjalim dhe në marshimin në Uashington në vitin 1963 kur Martin Luther King mbajti fjalimin e famshëm ‘Unë kam një ëndërr’. Sipas raportimeve 60 vite të jetës së tij ai i kaloi duke luftuar për të drejtat e afrikano-amerikanëve .
Ai lindi në Troy, Alabama në vitin 1940. Në fund të viteve 1950 ai ishte bërë presidenti më i ri i Koordinimit të studentëve jo të dhunshëm. Për shkak të angazhimit të tij në luftë për të drejtat e afro-amerikanëve shpesh herë ai përfundonte në burg ose në spital. Në lidhje me këto Barack Obama i dha medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2011 ( nderimi më i lartë që bëhet nga Shtëpia e Bardhë). Paraqitja e tij e fundit në publik ishte qershorin e kaluar së bashku me kryetarin e Uashingtonit Muriel Bowser .
SHBA– Koronavirusi po bën kërdinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sa vjen dhe rritet bilaci i Covid-19.Në 24 orët e fundit sipas raportimit të mediave të ...
ARMENI– Tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë rritur. Së fundmi Azerbajxhani ka kërcënuar Armeninë se do të hedh në erë një termocentral nëse forcat arm...
PODUJEVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Podujeve të Kosovës, ku pas një sulmi me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person dhe është p...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,771,101 të infektuar dhe janë ...
SHBA- Veprimet e agjentëve federalë, sipas Unionit Amerikan për të Drejtat Civile, “duhet të shqetësojnë të gjithë amerikanët”Agjentët federalë me uniformat e k...
KOSOVË- Një 75-vjecar nga Gjilani i cili ishte i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gj...
ITALI– “Bëni tamponin, rrezikoni që të infektoni edhe gruan në shtëpi.” Thirrja e pazakontë është bërë nga kryetari i komunës Ragusan, Ignazio Abate...