Politike

“Ia kam lujt fenë!”/ Favorizon oligarkët? Veliaj: U kam rritur taksën 10 herë, në Tiranë s’ka më hekurt

18 Korrik 2020, 07:05 Nga DOSJA
“Ia kam lujt fenë!”/ Favorizon oligarkët? Veliaj: U kam

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe akuzat për lidhje me të ashtuquajtur “oligarkë”.

Në një intervistë për emisionin “Pa protokoll”, Veliaj ka dalë në mbrojtje të vetes duke u shprehur se ai ua ka rritur 10 herë taksat, duke përdorur edhe shprehjen: “Ia kam lujt fenë”.

“Kërkohen 4 mijë deri në 5 mijë apartamente në Tiranë, pasi është rritur  numri i popullsisë me 25 mijë veta. Ne duam persona që kanë mbaruar në hotele me 5 yje por nuk duam hotele me 5 yje. Në Tiranë po ndërtohet hoteli më i ri, ‘Sëis Hotel Tirana”, ku po punojnë persona nga Maqedonia se është numër i kufizuar për ata që kanë aftësi pune të specializuar. Kundërshtia më e madhe që mund t’i bëhet një oligarku është t’i rrisësh taksat. Janë rritur taksat 10 herë për ata. Unë jam guximtar por jo aq i marrë sa të kryej vetëvrasje me projektet e Bashës. Ata që po punojnë Sëiss Hotel, janë shqiptarë të Maqedonisë se nuk ka më hekurthyer në Tiranë, aq shumë punë ka për ndërtime të reja. Mos u habisni po të shihni edhe punëtorë nga Bangladeshi”, tha Veliaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj oligarket erion veliaj oligarket

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2020, 20:10

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë nën drejtimin e Edi Ramës. Në n...