Politike

Ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik, Varhelyi: Vendim i mirë, miratoni marrëveshjen e 5 qershorit

17 Korrik 2020, 19:05 Nga DOSJA
Ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik, Varhelyi: Vendim i

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evopian, Oliver Varhelyi ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes palëve që të vijojnë diskutimet për ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik.

Në një postim në mediat sociale, Varhelyi shkruan se tryeza në Këshillin Politik është një gjë e mirë, por kujton se duhet miratuar marrëveshja e miratuar në 5 qershor, si një kusht themelor për çeljen e negociatave.

Reforma Elektorale në Shqipëri: Diçka e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara të sistemit elektoral. Përfshirja është e vetmja rrugë përpara në çështjet elektorale. Kyçe është që marrëveshja e 5 qershorit të ruhet dhe votohet në ligj sa më shpejt sepse ajo adreson një nga kushtet kyçe për çeljen e negociatave me BE”, shkruan komisioneri i BE.

 

Electoral reform in #Albania: Good that Political Council will discuss proposed changes to electoral system. Inclusiveness is the way fwd on electoral matters. Crucial 5 June agreement is preserved&voted into law swiftly as it addresses a key condition for accession talks w #EU.

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 17, 2020

Deklarata e komisionerit Varhelyi vjen në një kohë kur palët do të ulen në Këshillin Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve.  Presidenti Ilir Meta ftoi sot palët që të ulen në tryezë. Kryeministri Edi Rama konfirmoi pjesëmarrjen, duke thënë se do të jetë vetë përfaqësues i PS. Pjesëmarrja u konfirmua edhe nga opozita e bashkuar, ku përfaqësues do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi nga PD dhe Petrit Vasili i LSI. Opozita e bashkuar ka kërkuar njëkohësisht, që të votohet edhe marrëveshja e 5 qershorit. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari ka refuzuar pjesmarrjen, duke e quajtur këtë takim pazar.

Ndërkohë në Kuvend po vijojnë diskutimet për Kodin Zgjedhor dhe ndyshimet në Kushtetutë. Maxhoranca është shprehur se do të votojë marrëveshjen e arritur me opozitën jashtë Kuvendit, po ashtu do të votojë dhe ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen pjesore të listave dhe heqjen e koalicioneve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi takimi ne kp per listat e hapura olivér várhelyi takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll