Politike

Spiropali e pranon: Sot kemi një administratë zgjedhore militante

17 Korrik 2020, 19:31 Nga DOSJA
Spiropali e pranon: Sot kemi një administratë zgjedhore militante

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur sot në Shqipëri është një administratë zgjedhore militante. Spiropali e ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Ministrja u shpreh se OSBE ka kërkuar ndryshimin e administratës zgjedhore pasi ka qenë gjithmonë problem për shkak të militantizmit të saj.

Administrata jonë zgjedhore është kryekëput politike dhe mund të themi që është militante. Prandaj dhe OSBE gjithmonë rekomandon që të mos jetë kjo administratë militante”, tha ministrja.

Administrata zgjedhore ka qenë një nga problemet kryesore dhe debatet mes qeverisë dhe opozitës. Në Këshillin Politik në fillim u kërkua që administrata të depolitizohej, por në fund u vendos që administrata të mbetet politike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike administrata zgjedhore elisa spiropali administrata zgjedhore elisa spiropali

Sondazh

Poll