Politike

17 Korrik 2020, 20:10 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë nën drejtimin e Edi Ramës. Në një intervistë në emisionin “Pa protokoll”, Veliaj u shpreh se nuk ka asnjë diskutim që PS është forcë e parë në Shqipëri dhe do të fitojë bindshëm në 2021-shin.

Unë mendoj se Edi Rama do të fitojë më thellë në zgjedhjet e ardhshme sepse mendoj se puna titanike për menaxhimin e pasojave të tërmetit, s’besoj se ka nevojë për fushatë. Unë mendoj për fitoren që të kemi një superfitore. Unë jam në këtë punë deri në vitin 2023. Edi Rama do ta fiillojë mandatin e tij në 2021 dhe do ta mbarojë në 2025.

Për fitoren këtu nuk diskutohet që PS është forcë e parë. Ne do të synojmë 71 që është fitorja minimale apo 74- 75 që është fitorja komode. Jo komode për të qenë Edi Rama rehat, por komode për punë”, u shpreh ndër të tjera Veliaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ps forcë e parë politike zgjedhjet ne vitin 2021 erion veliaj ps forcë e parë politike zgjedhjet ne vitin 2021

Sondazh

Poll