Politike

Menaxhimi i COVID-19, Shehu akuzon qeverinë: Simuloi korrupsionin me bllokimin e testimeve

17 Korrik 2020, 17:36 Nga DOSJA
Menaxhimi i COVID-19, Shehu akuzon qeverinë: Simuloi korrupsionin me

TIRANË – Ish-deputeti demorkat Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë, për monopol të testimeve për COVID-19, pasi deri më sot kryheshin vetëm tek ISHP. Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan, se ky ishte një nga faktorët që ka dështuar kontrolli i epidemisë.

Sipas Shehut, me bllokimin e testimeve qeveria stimulon korrupsionin. Më tej ish-deputeti ka kërkuar që testet të kryhen edhe në privat, duke shfrytëzuar të gjithë kapacitetet.

Reagimi i plotë

Qeveria me bllokimin e testimeve-krim ndaj shendetit e jetes, bllokon levizjen e lire, stimulon korrupsionin! Rastet e sotme korruptive te deklaruara jane “pjelle” direkte e “monopolit” ndaj testimeve, jane nje “kembane” tjeter alarmi per te vepruar sa me shpejt si e gjithe bota demokratike: —Te realizohet menjehere liberalizimi i testimeve, domosdoshmeri shkencore, e drejte e njeriut, transparence, levizje qytetare, ndalim i korrupsionit kjo. Monopoli i testimeve, atyre molekulare e imunologjike ne vetem nga nje laborator eshte nje nga faktoret kryesore te deshtimit ndaj epidemise e mos kontrollimit te saj. Kjo jo thjesht per numrin me te ulet te tyre ne vendin tone perballe Europes, por dhe per mungesen e transparences, mos besueshmerise shkencore e profesionale etj, qe se bashku me mungesat metodologjike prodhuan ate “Kurbe” te cuditeshme, pra:
—Stimulimi, nxitja, mbeshtetja me kontrollin e nevojshem e te gjitha kapaciteteve publike e private, mjekesore e me tej per tu perfshire ne te tera llojet e testimeve, me tampon, salive, gjak venoz e gjak kapilar, eshte nje domosdoshmeri absolute per te kontrolluar epidemine, sherbyer njerrezve, mundesuar levizjen jashte kufijeve, goditur korrupsionin etj. —Motoja eshte e duhet te jete: Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim! —Vazhdimi inkuizicional i ndalimit te deritanishem eshte ecja me kokefortesi ne nje rruge kriminale, qe do te kete pasoja tragjike pluridimensionale.

Ditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e një laboratori të dytë për testime për COVID-19. Ministrja bëri me dije së në laborator do të kryehen edhe analiza serologjike. Ky është laboratori i dytë në vend pas atij të ISHP.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu akuza qeverise per testimet tritan shehu tritan shehu akuza qeverise per testimet

Sondazh

Poll