Politike

“Më thoni regjia, a dëgjohet Ilir Beqja?”/ Ish-ministri shkon me maskë në studio, respekton ligjin…por pë

18 Korrik 2020, 06:05 Nga DOSJA
“Më thoni regjia, a dëgjohet Ilir Beqja?”/ Ish-ministri

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kapital” për të folur lidhur me amnistinë fiskale. Por duke dashur që të respektojë aktin normativ të lëshuar nga qeveria për bërjen e detyrueshme të maskave në publik, edhe Beqja ka bërë detyrën e tij. 

Në momentin që po prezantonte të ftuarit, moderatori Aleksandër Furxhi, ia vuri në pah mbajtjen e maskës duke u munduar që ta “qetësonte” se distanca ishte e siguruar, ndërsa Beqja e kundërshtoi duke shtuar se studioja ishte ambient i mbyllur. 

Por sapo Furxhi ktheu kokën për të pyetur regjinë nëse Beqja dëgjohej, ish-ministri ul maskën dhe rri i qetë pa e vrarë më mendjen për koronavirusin. Mesa duket e kanë qetësuar fjalët e Furxhit lidhur me distancën e sigurisë. 

BISEDA NË STUDIO: 

Shiko minutën 2:30

 

Aleksandër Furxhi: Zoti Beqja ka ardhur me maskë, ne e kemi distancën e duhur megjithatë ju vazhdoni që ta mbani maskën, çështje juaj..

Ilir Beqja: Jo nuk është çështje e imja, akti normativ e ka bërë të detyrueshme në ambiente të mbyllura. Dhe mesa shoh unë këtu është mjedis i mbyllur *ngre kokën për të kontrolluar

Aleksandër Furxhi: Më thoni regjia, a dëgjohet Beqja?

*Kamera largohet, Beqja heq maskën!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander furxhi ilir beqja urdheri per maskat aleksander furxhi ilir beqja urdheri per maskat

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2020, 20:10

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë nën drejtimin e Edi Ramës. Në n...