Politike

Mbledhja e KP, opozita i përgjigjet Gjiknurit: Do jemi në tryezë, do bashkohet dhe Gazment Bardhi. Pa miratimin e paktit të

17 Korrik 2020, 17:01 Nga DOSJA
Mbledhja e KP, opozita i përgjigjet Gjiknurit: Do jemi në tryezë,

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i janë përgjigjur ftesës së Damian Gjiknurit për takim. Në një reagim, dy përfaqësuesit e opozitës shprehen të gatshëm që të takohen në të dy datat e vendosura nga përfaësuesi i maxhorancës. 

Më tej Bylykbashi dhe Vasili shkruajnë se mirëpresin reflektimin e qeverisë dhe  shtojnë se duhet që të miratohet pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit dhe më pas të vijojnë diskutime për çështje të tjera. Po ashtu ata bëjnë me dije se duke qenë se është zgjeruar formati i anëtarëve që marrin pjesë në Këshillin Politik, bashkë me ta do jetë dhe Gazment Bardhi dhe jo Lulzim Basha. 

PËRGJIGJA E PLOTË

Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit. Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty.

Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje. Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi. Mbetemi në pritje të konfirmimit të ditës nga ana juaj.

Më herët anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka kërkuar që palët të takohen dhe të diskutojnë çështjen e cila ka mbetur pezull në Komisionin e Ligjeve. Tryeza e Këshillit Politik u kërkua nga Presidenti Ilir Meta dhe opozita e bashkuar, të cilët u shprehën se diskutimet për Zgjedhoren mund të bëhen vetëm në këtë format. Ftesa u pranua nga Edi Rama, i cili do të shkojë vetë në takim dhe pret që të përballet me Bashën dhe Metën. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndalimi i koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura ndalimi i koalicioneve oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll