Politike

ZYRTARE/ Maxhoranca e opozita do diskutojnë për listat dhe koalicionet, takohen të hënën në orën 11:00

17 Korrik 2020, 17:49 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Maxhoranca e opozita do diskutojnë për listat dhe

TIRANË-

Maxhoranca dhe opozita do të ulen në një tryezë të përbashkët në Këshillin Politik ditën e hënë në orën 11:00. Dosja.al mëson se data dhe ora është dakordësuar mes palëve dhe do të diskutojnë për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore. 

Takimi u kërkua nga Presidenti Ilir Meta dhe u mbështet nga opozita e bashkuar, ku u shprehën se diskutimet për Reformën Zgjedhore mund të bëhen vetëm në tryezën e Këshillit Politik. 

Ishte kreu i qeverisë, Edi Rama, që u përgjigj pozitivisht ftesës e njoftoi se ai do të merrte vetë pjesë në këtë takim e kërkoi të kishte përballë Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD, Lulzim Basha. Asnjë prej të dyve nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, por pritet që opozita jashtëparlamentare të përfaqësohet nga anëtarët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, por dhe nga Gazment Bardhi. 

Nga ana tjetër Rudina Hajdari, e cila përfaqëson opozitën parlamentare nuk ishte dakord me mbledhjen dhe ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në të. Pritet që në Këshillin Politik të diskutohet nisma për ndryshimin e Kushtetutës që është kundërshtuar nga ndërkombëtarët, opozita dhe Presidenti. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll