Art&Argëtim

Mezi njihet! Katy Perry fotografohet në plazh me barkun e rrumbullakosur pak ditë para se të sjellë në jetë fëmijën e sa

17 Korrik 2020, 19:03 Nga DOSJA
Mezi njihet! Katy Perry fotografohet në plazh me barkun e rrumbullakosur

AMERIKE-  Katy Perry është në pritje të ëmbël dhe këngëtarja nuk e fsheh aspak emocionin që së shpejti do të sjellë në jetë vajzën e saj.

Në Instagram nuk kanë munguar pozat e 35-vjeçares me barkun e rrumbullakosur, mirëpo fotot e fundit tregojnë mjaft qartë ndryshimin e këngëtares për shkak të shtatzënisë.

Përmasat e Katy-t duket se janë rritur goxha shumë dhe tashmë që është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël barku i rrumbullakosur bie shumë në sy.

Perry është fotografuar teksa shijonte një ditë në plazh, e veshur me një kostum banjoje ngjyrë lejla dhe të gjithëve na shkuan sytë tek barku i saj i rrumbullakosur.

Katy duket se po shijonte një ditë të nxehtë në plazh, e shkujdesur, me flokët e rrëmujshëm, ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim në ekran.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz barku i rrumbullakosur katy perry këngëtare barku i rrumbullakosur katy perry këngëtare

Sondazh

Poll