Art&Argëtim

“Kemi 7 muaj që presim”/ Rama replikon me ‘Thomas Shelby’-n: Siç të ka mësuar edhe jeta, çdo gjë bëhet me durim d

17 Korrik 2020, 16:27 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Farkë, ku së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektuan punimet për rindërtimin e banesave nga tërmeti. Shefi i qeverisë shpërndau në rrjetet sociale një video nga inspektimi i punimeve, ku mori komente të shumta.

Rama gjeti kohë t’u kthejë përgjigje edhe komenteve, midis të cilëve bie në sy një profil me emrin “Thomas Shelby”, aktorit të famshëm të serialit “Peaky Blinders”.

Personi në fjalë, banor i njësisë Nr.4, i kërkon Ramës që të hedhë sytë edhe nga zona e tij, pasi Tirana nuk është vetëm Kombinati dhe fshatrat. Kryeministri i është përgjigjur, duke thënë se çdo gjë do të shkojë në vend, me sakrificë dhe durim, si jeta e personazhit të serialit, duke konfirmuar se është një ndjekës i “Peaky Blinders”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale edi rama thomas shelby edi rama thomas shelby

Sondazh

Poll