Art&Argëtim

“Je trashëgimia ime e përjetshme”/ Romancë dhe ‘thesare’, festa e Arilena Arës që zbuloi romancën e Flori Mumajesi

17 Korrik 2020, 17:42 Nga DOSJA

VLORË– Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditën e djeshme 22 vjetorin e lindjes.

Këngëtarja ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në Drimadhes pasi kishte mbledhur miqtë më të ngushtë ndër ta pjesa më e madhe emra të famshëm VIP shqiptar.

Në këtë festë u zbuluan shumë detaje nga marrëdhënia e VIP-ave. Fillimisht u zbulua lidhja e Flori Mumajesit e më pas bashkëpunimi që ai do realizojë me Alban Skënderajn.

Gjithashtu Popi Kola, menaxheri i Arilenës si dhe partneri i saj i bëri një dedikim të bukur këngëtares shqiptare duke i shprehur dashurinë që ka për të.

”Happy birthday Kiddo. Trashëgimia ime e përjetshme”– shkruan Popi bashkangjitur fotos së bashku me Arilenën.

Ndër personazhet e njohur që Arilena kishte ftuar ishin Flor Mumajesi, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Labinot Gashi, Miriam Cani e të tjerë.

Siç shihet në fotot e publikuar nga VIP-at në Instagram, party kishte një rregull që duhej veshur ngjyra e bardhë e mesa duket është respektuar nga të gjithë të ftuarit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arilena ara këngëtare party arilena ara këngëtare party

Sondazh

Poll